“Unë ta marr burrin nëse dua”, video e Beatrixit bëhet virale

Mediale Vip

“Unë ta marr burrin nëse dua”, video e Beatrixit bëhet virale

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 14:00
Bora, Donald dhe Beatrix

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ditëve të fundit në shtëpi është parë në afërsinë e aktorit, Donald Veshaj.

Madje, ky i fundit shprehu pëlqim për këngëtaren.

Tashmë është krijuar trekëndëshi më i përfolur në media rozë në mes moderatores, Bora Zemanit – Donaldit – Beatrixit, e që ndjekësit e këtyre tre personazheve kanë nisur të publikojnë gjëra nga e kaluara para se të hynte këngëtarja kosovare në shtëpi.

@therealbeatrixramosaj

#foryou #foryoupage

♬ Take Your Man - Mahogany LOX

Para disa ditësh u shpërnda një koment i bërë në fotografinë e Borës me Donaldin, të cilin e kishte shkruar Beatrix para se të hynte në shtëpi, por që mbrëmë ai koment nuk gjendej më.

Më vonë, një video e publikuar nga Beatrix Ramosaj në rrjetin social “TikTok” u bë virale pasi në atë video ishte këngë “Take your man”.

Në të cilën ajo kërcen gjatë momentin që këndohet: “Unë mund ta marr burrin nëse dua”, e këtë video ndjekësin e kanë shperndarë duke etiketuar ish të dashurën e Donaldit, Borën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat