Machine Gun Kelly për pak është vrarë për Megan Fox

Mediale Vip

Machine Gun Kelly për pak është vrarë për Megan Fox

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Machine Gun Kelly, Megan Fox

Machine Gun Kelly ka pranuar se një herë e goditi aksidentalisht veten në një përpjekje për t’i bërë përshtypje Megan Fox.

I ftuar në The Tonight Show, reperi i tregoi prezantuesit Jimmy Fallon një shenjë në dorën e tij të marrë ndërsa përpiqej t’i bënte përshtypje aktores, të cilin e takoi në mars 2020.

Machine Gun Kelly – emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker – i ishte dhuruar një thikë nga Travis Barker, të gdhendur me albumin e tij të ri në të dhe i tha Fox: “Shikoje këtë, është çmenduri”.

“E hodha lart dhe thika ngeci në dorën time. E shihni këtë? Kjo është shenja”, tregoi ai teksa Fallon e dëgjonte i tmerruar.

Këngëtari tregoi se pasi Megan u largua në mëngjes ai kuptoi se i duheshin më shumë qepje në dorë.

Marrëdhënia e Baker-it dhe Fox-it ka qenë subjekt i shumë vëmendjes së mediave, me çiftin që zbuloi në tetor rrethanat e çuditshme në të cilat u takuan për herë të parë.

“Ishte e çuditshme ajo që ndodhi. Ne nuk e pamë njëri-tjetrin. Nuk e mbaj mend fytyrën e tij… më kujtohej vetëm kjo krijesë e gjatë, bjonde, fantazmë dhe ngrita sytë dhe thashë: ‘Ti mban era hashash’. Ndërsa ai m’u përgjigj: ‘Ashtu jam”, ka treguar Megan për njohjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat