Pas 4 vitesh, Ben Blushi largohet nga Top Channel

Mediale Vip

Pas 4 vitesh, Ben Blushi largohet nga Top Channel

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:14
Ben Blushi

Burimet kanë zbuluar se Ben Blushi, drejtori i përgjithshëm i Top Channel prej 4 vitesh është larguar nga media e njohur, duke lënë përfundimisht postin drejtues.

Me një email drejtuar stafit ai thotë:

“Duke nisur nga sot, nuk do të jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe, në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë”.

Ben Blushi njihet si politikan, gazetar dhe shkrimtar. Ai drejtoi Top Channel për 4 vite me radhë duke vendosur theksin tek shtimi i programacionit dhe rritje e klikimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat