Bora thyen heshtjen, sonte përballet me Donaldin dhe Beatrixin

Mediale Vip

Bora thyen heshtjen, sonte përballet me Donaldin dhe Beatrixin

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:51
Bora, Donald dhe Beatrix

Bora Zemani do të përballet me Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.

Moderatorja do të hyjë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të diskutuar mbi temën e shumë diskutuar të ditëve të fundit, trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix.

Zemani pritet t’i kthejë dhe varësen që Donaldi i dhuroi pak javë më parë me rastin e 3 vjetorit të njohjes së tyre.

Kujtojmë që Donaldi është kritikuar shumë për faktin se e ka lënë pezull raportin me Borën ndërsa Beatrix që ka ndërhyrë mes tyre.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat