“Më vjen për të vjellë! Të lërë sot shtëpinë”, ish-banorët e Big Brother Vip shpërthejnë ndaj Donaldit pas historisë me Borën dhe Beatrix

Mediale Vip

“Më vjen për të vjellë! Të lërë sot shtëpinë”, ish-banorët e Big Brother Vip shpërthejnë ndaj Donaldit pas historisë me Borën dhe Beatrix

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 22:50
Bora Zemani, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që ti dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithcka.

Mbrëmjen e sotme, aktori ka folur rreth të gjitha këtyre situatave. Për këtë kanë komentuar dhe banorët që kanë lënë shtëpinë.

Arditi: Më vjen për të vjellë.

Paloma: Ai duhet të lërë sonte shtëpinë se jo vetëm një, por dy femra kanë rënë viktimë e dashurisë.

Kledi: Donaldi ka qenë gjithmonë i konfuzuar dhe ka situatën time që duhet ta mbyllur një derë për të hapur tjetrën. Asnjëri nuk e di si është të jesh në presionin psikologjik atje.

Arditi: Ai kupton që ka gabuar.

Kledi: Situata është shumë e vështirë.

Arditi: Në sytë e Donaldit flet për një histori hakmarrje. Nëse do ta gjykojmë për një histori jashtë, le ta tregojë. Ne do ta gjykojmë për hsitorinë brenda.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat