Greta Koçi publikon projektin e ri

Mediale Vip

Greta Koçi publikon projektin e ri

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 11:19
Greta Koçi

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Greta Koçi ka lansuar projektin më të ri muzikor.

Këngëtarja e mirënjohur ka publikuar këngën me titullin “S’po m’len nana”.

Kënga erdhi me tekst dhe muzikë nga Edlir Begolli, ndërsa për videoklipin u kujdes Max Production.

Projekti i ri i artistes nga Shqipëria tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Greta lansoi një potpuri muzikore me këngëtarin e mirënjohur, Afrim Muçiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat