Vajza e Adriana Matoshit flet pas operacionit: Mami e pati më të lehtë falë jush, ju duam

Mediale Vip

Vajza e Adriana Matoshit flet pas operacionit: Mami e pati më të lehtë falë jush, ju duam

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 12:07
Adriana Matoshi me vajzat

Vajza e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, Kaona, ka falënderuar të gjithë njerëzit që janë lutur për shëndetin e nënës së saj.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kaona tha se Adriana e ka pasur më të lehtë këtë sfidë, falë njerëzve që kanë shprehu mbështetje, respekt dhe kanë shkruar fjalët më të mira për të.

“Nuk e di a muj me i’a u shpreh me ket’ shkrim dashnine edhe respektin per juve qashtu qysh ju m’keni bo me ndje mu me fjalt e dashnin’ e juj t’sinqert kto dit’t e fundit. Dashni t’cilen nuk kisha mujt me e marre n’krahe t’tjeter kujt pos Adrianes. Nuk po i them “nane” , se nese tan jeten e kom pa si prindin ma te perkrym, 3 ditet e fundit ma keni mundsu me pa si ni njeri me vlera t’jashtezakonshme me cdo lutje e kujdes qe keni dhuru. I kam lexu e i kam ndje secilat fjale qe keni shkru, edhe m’i keni zevendsu brengat me krenarine qe jom rrite prej ni njerit qe ka pase kaq shume ndikim te tjeret. Sot nuk e pash veq fuqine e mamit, po e pash edhe fuqine e dashnise, pasunine e ni njerit qe dhuron kurgjo tjeter pos mbeshtetjes, respektit, pozitivitetit, fjaleve te mira e cdo virtyti tjeter me vlere.
Ju jam mirenjohese tane jeten, une edhe krejt familja jem. Nuk e di cka kish shkru mami, po e di qe kete sfide t’jetes e ka pase shume ma t’lehte fale juve. Ju duam”,
ka shkruar Kaona.

Ndryshe, gjendja e aktores Matoshi aktualisht është stabile.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat