Provokon Fjolla Morina: Thashë t’ju pyes se ka po ju shkojnë burrat

Mediale Vip

Provokon Fjolla Morina: Thashë t’ju pyes se ka po ju shkojnë burrat

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 07:47
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa në një nga postimet e saj të fundit, ajo i doli në përkrahje këngëtares Beatrix Ramosaj.

“Veç përpara. E ti qëndro e fortë, jeta jetohet si do vet, mos u mërzit për komentet e batagjinjëve le t’i marri era, ti shtrëngoje Donaldin mos e lësho, jeni një çift i përkryer. Llapionkat ku shkelin e ndritin e bëjnë bukuri, sukses”, shkroi Fjolla.

Image
Postimi i Fjollës për Beatrixin

E me të marrë komente negative lidhur me këtë, Fjolla duket se ka vendosur që t’ua kthejë me ironi të gjithë atyre që e kanë kritikuar atë.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, ku duket mjaft atraktive e veshur me një fustan të bardhë, gjersa në mbishkrimin e saj iu dërgoi një mesazh ironik femrave që e kritikojnë atë.

“Thashë t’jau ndreqë këtë ditë pak, e t’ju pys kah po ju shkojnë të dashurit e burrat sonte”, ka shkruar Morina në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që Fjolla ka një kohë të gjatë pa sjell ndonjë projekt të ri muzikor – kjo për shkak të problemeve të saj me ligjin, që e kanë mbajtur peng për më shumë se një vit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat