Sa para i mori Arbër Zeka që e fitoi Big Brother dhe kush fiton tash sipas tij?

Mediale Vip

Sa para i mori Arbër Zeka që e fitoi Big Brother dhe kush fiton tash sipas tij?

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 13:16
Arbër Zeka

Ish-fituesi i Big Brother, Arbër Zeka, ka treguar çmimin që mori para nëntë vjetësh, në edicionin e pestë në atë kohë të këtij spektakli.

Ai tha se mori rreth 55 mijë euro.

Mes tjerash, Zeka tregoi se kush sipas tij mund të fitojë sot në Big Brother VIP.

“Në fillim më ka pëlqyer Donaldi, por më pas jam zhgënjyer me ngjarjet e fundit. Për fitore tash, jam në mes të Ilirit dhe Arjolës”, tha tash drejtuesi i një emisionin në RTK.

Tutje, Zeka tha se nuk do të kthehej më në Big Brother, veç nëse brenda do të ishin fituesit e secilit edicion.

Në fund, prezantuesi tha se fitoi famë mjaftueshëm në Big Brother, dhe ‘ia pa hajrin’ për shumëçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat