“Hueyda ka lënë pas një testament”

Mediale Vip

“Hueyda ka lënë pas një testament”

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 20:02
Hueyda El Saiedi me djalin e saj

Ndarja e parakohshme nga jeta e artistes së njohur Hueyda El Saiedi i preku të gjithë. Por pavarësisht largimit nga jeta të saj, ajo do të jetojë gjithmonë jo vetëm në kujtimet e miqve e të njerëzve të dashur për të, por edhe me veprën e fundit që ka lënë pas. Miku i saj, Arjan Konomi, mes lotësh zbuloi se vajza e njohur e ekranit, ka lënë pas një tjetër copëz nga vetja.

‘Unë nuk kisha mundësi prej punës të qëndroja më tepër në Luksemburg, por do të shkoj së shpejti përsëri. Dua të them diçka që po e them këtu për herë të parë dhe e preka në fillim të emisionit. Hueyda ka shkruar shumë gjatë kësaj kohe. Thierry i ka ato dhe do shkoj t’i shohim bashkë, mbase do të arrijmë t’i publikojmë. Ka mbajtur shumë shënime, ka treguar, ka rrëfyer. Nuk ka treguar gjatë kohës që ishte sëmurë, sepse nuk donte dhembshurinë e njerëzve, ama ka lënë një testament që më tepër do të jetë një mesazh për femrat, për gratë, për jetën, për kujdesin që duhet të kemi ndaj shëndetit dhe sidomos ndaj tumorit të gjirit. Folëm pak me Thierry, por nuk ishte momenti.’- tha Konomi.

Konomi tha se Thierry, e ka dërguar Gabrielin disa ditë në Disnleyland, për t’i dhënë jetës një sens tjetër.

‘Gabrieli është me Thierry. E ka dërguar në Disnleyland ku do të kalonin disa ditë për t’i dhënë një sens tjetër për të vazhduar jetën me normalitetin pavarësisht se mungesën nuk ka për ta përmbushur asgjë.’- tha ai tek Rudina.’- tha Konomi te Rudina.

Ndarja e saj nga jeta, përveçse një boshllëk, ka lënë një peng te Arjani.

‘Hueyda shkoi një vit e gjysmë duke bërë kura, që nga kimiot që i ka bërë para një viti e u duk sikur u bë mirë. Rifilloi përsëri…Me mua dhe me një mikeshën tjetër të saj fliste, edhe neve nuk na tregonte si ishte gjendja e saj shëndetësore. Gjithmonë kishte optimizëm, merrte pjesë në biseda, qeshte se në fund të fundit harrojmë ndonjëherë dhe hidhemi te problemi jonë. E pyesja për gjërat e mia, i tregoja për gjërat e mia, por për veten e saj thoshte jam mirë shkoj bëj kimio, e tregonte me aq pozitivitet, nuk di çfarë fjale të gjej…nuk donte të transmetonte as pikëllim, as të të bënte të ndiheshe keq.

Këto dy muajt e fundit këmbëngula që të shkoja. Më mbeti peng që nuk shkova. Nuk donte që t’i shkoja, më thoshte “jam në spital nuk lejohet prej koronës, lejohet vetëm bashkëshorti vetëm gjysmë ore në ditë”. Pastaj doli nga spitali një periudhë kohe, i thashë” do vij do rri disa orë”. Nuk donte që unë ta shikoja si ishte gjendja e saj tamam, megjithëse unë e kisha kuptuar dhe e kisha dyshuar, por vazhdoja bëja atë lojë për mos t’i dhënë të kuptonte.’- tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat