‘Pse gjithë ky suport ndaj Donaldit?’, ja si përgjigjet Arbana

Mediale Vip

‘Pse gjithë ky suport ndaj Donaldit?’, ja si përgjigjet Arbana

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 13:46
Arbana Osmani

Dy javët e fundit surprizat nuk kanë të ndalur për Donald Veshaj.

‘Vëllau i madh’ javën e kaluar surprizoi Donaldin duke sjellur prindërit e tij brenda shtëpisë, teksa mbrëmë erdhi edhe Romeo.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e “Big Brother Vip” të cilët me anë të komenteve në rrjetet sociale shprehën pakënaqësi ndaj produksionit për këto veprime.

Së fundi, moderatorja e këtij programi Arbana Osmani ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shumë nga komentet kishin të bëjnë me surprizat e fundit për Donaldin.

“Një pyetje: Futja e Romeos për t’i dhënë mesazh është? Përse u dashka gjithë ky suport ndaj tij, vendosni banorët në kushte të barabarta, sepse është i vetmi që ka marrë disa sinjale ose mesazhe…”, shkruan ndjekësja.

Arbana nuk ka hezituar të përgjigjet duke u shprehur: “Një përgjigje: Këtu nuk komentohet Big Brother”

Image
Fotografia e Arbana Osmanit në Facebook
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat