Dua Lipa vjen me koleksion të ri në shqip në bashkëpunim me markën e famshme

Mediale Vip

Dua Lipa vjen me koleksion të ri në shqip në bashkëpunim me markën e famshme

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 08:48
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, prej vitesh është bërë pjesë e markës së famshme, Puma.

Partneriteti i tyre tashmë po shkon në një nivel tjetër meqenëse është edhe ambasadore e këtij brendi të madh.

Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ dhe Puma tani po nxjerrin një koleksion të titulluar shqip “Flutur”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Koleksioni, i frymëzuar nga vitet ’90, thuhet se do të përfshijë katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Pumas me një flutur.

“Dua dhe Puma. Koleksioni Flutur do të dalë më 18 dhjetor”, thuhet në një postim të Lipës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Këto duket se janë një pjesë e koleksionit të plotë të kapsulës që Lipa dhe Puma po planifikojnë ta publikojnë vitin e ardhshëm.

Përveç të arriturave në fusha të tjera, Dua edhe këtë vit korri suksese të mëdha në muzikë.

Ajo solli këngë e bashkëpunime që u pritën shumë mirë dhe grumbulluan miliona në platformat e ndryshme muzikore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat