Kush është vajza shqiptare me ngjashmëri të “frikshme” me Dua Lipën?

Mediale Vip

Kush është vajza shqiptare me ngjashmëri të “frikshme” me Dua Lipën?

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 09:37
Hilda Kertalli

Hilda Kertalli është një “sozi” e Dua Lipës. Modelja dhe blogerja shqiptare është komentuar shumë në media për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me këngëtaren e njohur. Njerëzit shpesh e ngatërrojnë me yllin me famë botërore dhe Hilda ka rikrijuar disa fotografi të njëjta me të.

Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, blogerja tregoi se në fillim i dukej e çuditshme që t’i referoheshin si Dua por tani është mësuar me këtë gjë.

E pyetur nëse ka kontaktuar me Lipën ajo tha se do të dëshironte shumë që të fliste me të.

“I kam shkruar shumë herë, nuk është se ka reaguar. Por para disa kohësh nga një fann account që më kishte bërë tag Dua Lipën, kishte parë story-n. Nuk kam komunikuar ndonjëherë por që presim që të ndodhë.”, tha ajo. 

Ilda realizon dhe shumë video të cilat i ndan me ndjekësit e saj në Youtube.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat