DJ PM dhe DJ Dagz kanë kërkuar vazhdimisht që të takojnë mikun e tyre Ledri Vulën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ata u kanë treguar banorëve për miqësinë shumë vjeçare me Ledrin.
“Na ka marrë malli të rrimë në lokalin ku rrimë bashkë gjithmonë, të dëgjojmë këngën e tij para se të publikohen”, u shpreh Pajtimi në dhomën e rrëfimit.
Sot këngëtari hyri në shtëpi dhe u çmall me miqtë e tij e më vonë takoi të gjithë banorët, ndërsa nuk ngurroi të komplimentonte Beniadën.
“Je shumë e mirë”, i tha ai modeles kur e takoi.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.