Ka kaluar çdo pritshmëri! Vjen kthesa e madhe për “Big Brother Vip”, çfarë pritet të ndodhë me shoun më të ndjekur

Mediale Vip

Ka kaluar çdo pritshmëri! Vjen kthesa e madhe për “Big Brother Vip”, çfarë pritet të ndodhë me shoun më të ndjekur

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 16:11
Big Brother Vip

Rikthimi i “Big Brother VIP” në ekran, pas 4 vitesh pauzë si dhe edicioni i veçantë me personazhe VIP, ka bërë që ky format të kalojë pritshmëritë, sa i përket shikueshmërisë.

Zakonisht, qëndrimi i banorëve në shtëpi zgjat 100 ditë, por duket se këtë edicion, po shqyrtohet mundësia për zgjatjen e tij.

Burime për Prive, kanë konfirmuar se në tryezën e diskutimeve është edhe opsioni për të mos e përfunduar aventurën televizive në 16 janar, por disa javë më vonë.

Në fakt, ashtu si në ide, skenografi, edhe këtë herë, duket se po ndiqet shembulli i “Grande Fratello VIP”, që vitin e kaluar zgjati 3 muaj më shumë sesa ishte parashikuar.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat