Sabiani ka dy fjalë për DJ PM dhe DJ Dagz

Mediale Vip

Sabiani ka dy fjalë për DJ PM dhe DJ Dagz

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:49
Sabiani

Pas largimi nga shtëpia e famshme, këngëtari Sabian Medini, ka folur për herë të parë në emisionin “Fan Club”, teksa nuk ka harruar t’i përmend dyshen nga Kosova, DJ PM dhe DJ Dagz.

Të premten, kur u njoftua Sabiani se do ta linte shtëpinë, ai nuk u përshëndet me disa nga banorët, e që ndër ta ishin edhe Pajtim Krasniqi e Arbër Gumnishta.

Kujtojmë se me këtë të fundit kishte shpeshherë debate edhe me tone të larta, e që ditën e sotme ai tregoi që më së shumti është zhgënjyer nga ata, pasi që i ka pritur me dashuri të madhe.

“Më kanë zhgënjyer jashtë mase ata dy djemtë e Kosovës, se i kam pritë me dashuri të madhe, më shumë Dagzi”, u shpreh Sabiani në Fan Club.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat