North West vë sërish në siklet të ëmën, hyn ‘live’ në TikTok dhe e kap Kim-in mat

Mediale Vip

North West vë sërish në siklet të ëmën, hyn ‘live’ në TikTok dhe e kap Kim-in mat

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:16
North West, Kim Kardashian

North West di si ta vendosë në siklet të ëmën, por kësaj radhe duket se e teproi paksa. Ajo hyri live në TikTok dhe postoi një video duke bërë një turne në shtëpinë e saj në Hidden Hills, por pa lejen e mamasë Kim Kardashian.

"Le të bëjmë një turne në shtëpi," dëgjohet të thotë 8-vjeçarja North në video teksa filmonte korridorin e shtëpisë së saj, ku pemët e bardha të Krishtlindjeve me forma të çuditshme ishin të rreshtuara në korridorin e bardhë.

Ajo tregoi shkurtimisht dekorimet e shtëpisë, përfshirë edhe pemën e Krishtlindjes si dhe një dhomë gjumi rozë që dukej se i përkiste North.

Por nëna e saj nuk ishte aspak e lumtur kur ajo i tha me krenari dhe duke qeshur: "Mami, unë jam Live".

“Jo, ndalo. Nuk të lejohet”, dëgjohet Kim duke qortuar North-in teksa e vogla filmonte nënën e saj të shtrirë në krevat në dhomën e gjumit.

"Ok mirupafshim," thotë North, ndërsa vazhdon të filmojë.

Para se të mbyllej videoja, dëgjohet Kim teksa pyet: "A është ajo vërtet live?"

Dhe siç mund ta imagjinoni, videoja është kapur nga disa llogari të fansave dhe është parë nga mijëra njerëz.

North e hapi faqen në TikTok me nënën e saj në nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat