Afrim Muçiqi kërcënon Qeverinë: Të premten dalim me familje në protestë

Mediale Vip

Afrim Muçiqi kërcënon Qeverinë: Të premten dalim me familje në protestë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Gastronomët dhe Oda e Hotelerisë së Kosovës kanë protestuar të mërkurën para objektit të Qeverisë duke kundërshtuar masat anti covid që janë në fuqi dhe lirimin masave.

Sipas kryetarit të Odës së Hotelerisë Hysen Sogojeva, kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.Ndërkohë Afrim Muçiqi drejtori i departamentit të Estradës ka kërcënuar Qeverinë se deri te premten nëse nuk reflekton qeveria, atëherë protesta do të zgjerohet me numër më të madh protestuesish.

Reagimi i plotë:

Mbahet protesta e organizuar nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) dhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK) me moton BOLL MA’
Sot më datë 15.12.2021 është mbajtur protesta e cila është organizuar nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës, e gjitha kjo për të ngritur zërin për të drejtat e bizneseve dhe të punëtorëve, ku morën pjesë një numër i madh i bizneseve, i estradës dhe i punëtorëve, për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj masave të cilat tash e sa muaj nuk i kanë lejuar të punojnë.
Kryetari i Odës dhe Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, prof. dr. Hysen Sogojeva në fjalimin e tij tha se kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër edhe pse vazhdimisht kanë bërë thirrje për takime e biseda me krerë të institucioneve. Madje ai tha se 60% e stafit janë të vaksinuar me dy dozat, duke kërkuar zgjatjen e orarit të punës dhe mbajtjen e dasmave.
“Për t’i shmangur protestat ju kemi drejtuar Qeverisë disa herë por kemi hasur në vesh të shurdhër. Sot kërkojmë lirimin e masave të fundit. Përderisa pushtetarët po mbajnë darka duke zgjatur orarin e tyre neve nuk na lejohet të punojmë. Ku është e drejta këtu. 60% janë të vaksinuar me dy doza. Jemi të imunizuar”. theksoi kryetari Hysen V. Sogojeva.
Ndërsa drejtori i departamentit të Estradës z. Afrim Muçiqi, tha se nëse nuk lirohen masat deri të premtën do të marrin edhe familjet e tyre e do të dalim në protesta.
“Mos na detyroni të trefishohet ky numër e t’i marrim edhe familjet tona. Kërkojmë që deri ditën e premte të përfillen kërkesat tona. Ne jemi vetëm përfaqësues të bizneseve. Kërkojmë drejtësisht të shqyrtohen kërkesat tona dhe të lirohen të gjitha bizneset”,
theksoi ai gjatë fjalimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat