Beatrixa flet për babain e saj: Vdiq në duart e mia

Mediale Vip

Beatrixa flet për babain e saj: Vdiq në duart e mia

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 15:26
Beatrix Ramosaj

Beatrixa që nga hyrja e saj brenda shtëpisë së BBV-së është kthyer në njëra ndër banoret më të përfolura.

Ajo u përfol shumë për lidhjen e saj me Donaldin të cilën e krijoj pas hyrjes brenda shtëpisë.

Beatrixa ka vazhduar të qëndrojë e heshtur dhe larg debateve.

Por tashmë ajo ka zgjedhur të flasë dhe mandje ajo ka rrëfyer rreth ngjarjes së hidhur lidhur me vdekjen e babait të saj.

Beatrix tha se i ati ka ndërruar jetë në duart e saj, dhe ajo shpesh herë e kujton atë dhe ndjen mungesë e tij.

“Ishin hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi jo thash unë, nuk largohen nga këtu, e kisha kapur dorën e tij, tha bëni ju çfarë të doni unë do të rri këtu. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në duart e mia, nuk e përshkruaj dot nuk di se ku e gjeta forcën…Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka, edhe e vogël kur isha e ngacmoja”, ka treguar Beatrix.

Ndërkohë, kujtojmë që romanca e saj me Donaldin po bëhet çdo herë e më e fortë, ata madje në spektaklin e së premtes deklaruan se e duan njëri-tjetrin pavarësisht se të tjerët mund të jenë kundër lidhjes së tyre.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat