Einxhel habit me deklaratën: Big Brother nuk duhet ta fitojë...

Mediale Vip

Einxhel habit me deklaratën: Big Brother nuk duhet ta fitojë...

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 07:09
Einxhel Shkira

Pas spektaklit të së premtes Einxhel u shpreh e prekur nga largimi i Arbrit por pasi ai u rikthye duket se ka filluar të afrohet përsëri me të.

Në një bisedë Einxhel i thotë atij se do t’i vinte keq nëse ajo do të dilte në këtë pikë të lojës pasi sipas saj ka shumë banorë të tjerë të cilët nuk kanë qenë aktiv dhe nuk janë sprovuar sa ajo. Arbri e ka mbështetur në këtë pjesë pasi u shpreh se në çdo prime Einxhel është protagoniste edhe nëse nuk ka të bëjë me të debati.

Gjithashtu Einxhel u shpreh se do t’i vinte keq nëse BBV do ta fitonte dikush që famën ose aktivitetin e tij nuk ka vendosur ta bazojë në Shqipëri.

Debatet më të ashpra Einxhel i ka patur me Ilirin i cili gjithadhtu famën e tij e ka të bazuar në shtetin fqinjë Itali por Einxhel nuk e ka theksuar me kë e ka pasi në shtëpi shimica e banorëve janë të famshëm jashtë kufijve të Shqipërise.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat