E quajtën tradhtar DJ Dagzin, reagon PM

Mediale Vip

E quajtën tradhtar DJ Dagzin, reagon PM

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:44
DJ PM dhe DJ DAGZ

E quajtën tradhtar DJ Dagzin, PM ka disa fjalë për mikun e tij 

Të premten mbrëma, publiku vendosi që nga shtëpia më e famshme në Shqipëri të largohen dy banorët kosovarë të cilët kishin hyr si një konkurrent i vetëm.

Por, përmes një televotimi në shtëpi u rikthye Arbër Gumnishta (DJ Dagz), kështu që miku i tij Pajtim Krasniqi i njohur si DJ PM u largua.

Ndërsa ndjekësit e kanë ‘gozhduar’ me komente Arbërin duke e quajtur tradhtar, pasi la shokun e tij.

Arbëri po ashtu të shtunën bëri gati valixhet që të largohet nga shtëpia, por pas një bisede në dhomën e rrëfimit vazhdoi të qëndronte, teksa shkroi se i mungon DJ PM i cili tashmë është jashtë këtij reality-show.  

Nuk mungoi edhe reagimi i Pajtimit.

Image
Foto ilustrim
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat