Mbretëresha Elizabeth ndryshon sërish planet e Krishtlindjeve

Mediale Vip

Mbretëresha Elizabeth ndryshon sërish planet e Krishtlindjeve

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:00
Mbretëresha Elizabeth ll

Mbretëresha Elizabeth ll është detyruar të ndryshojë planet e saj të pushimeve pas një rritjeje të rasteve me COVID-19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo ka zgjedhur të mos shkojë në Sandringham siç ishte planifikuar dhe sipas raportimeve, mbretëresha do të qëndrojë në Kështjellën Windsor për pushimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Gjithsesi Mbretëresha Elizabeth do të vazhdojë të vizitohet nga anëtarët e familjes mbretërore gjatë gjithë kohëzgjatjes së sezonit të festave.

Kjo do të shënojë Krishtlindjen e parë të Madhërisë së Saj Mbretërore pa bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili vdiq në prill të këtij viti në moshën 99 vjeçare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat