Ish-banori i “Big Brother VIP” habit me deklaratën e tij: Romeo është arsyeja përse Donaldi u distancua nga Beatrixa

Mediale Vip

Ish-banori i “Big Brother VIP” habit me deklaratën e tij: Romeo është arsyeja përse Donaldi u distancua nga Beatrixa

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 14:19
Donaldi, Romeo dhe Beatrix

Këngëari, Ardit Cuni ka folur në “Fan Club” për krisjen e marrdhënies së Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt brenda shtëpisë së “BBV”. Sipas këngëtarit pas takimit që aktori pati me Romeo Veshajn, ai u distancua lidhja me këngëtaren Ramosaj.Ish-banori i “BBV” u shpreh se Donaldi e ka humbur qëllimin që pati në fillim të lojës për të fituar çmimin, por po bën gjërat që ndjen dhe që i përjeton emocionalisht. Këngëtari mendon se që prej hyrjes së Romeos, aktori ka marrë një lloj shenje prej atij që e ka bërë të distancohet direkt ditën tjetër nga Beatrixa, ku sipas tij ky veprim ka treguar se ai është i dobët.

“Shpresoj që Trixa mos të jetë personi që do lëndohet, mos të dali e lënduara në këtë histori. Nuk po them që Donaldi po e bën kastile ose po e bën me një qëllim të caktuar sepse s’ka diskutim që Donaldi e ka humbur deri diku atë orientimim dhe po bën gjëra realisht si po i ndjen në moment, pa e menduar sa do të ndikojë te finalja e tij, çmimi i tij, e shumë të tjera.

Nëse në fillim Donaldi hyri dhe e dinte qëllimin dhe që çmimi është aty, tani nuk mendoj më që e ka atë gjënë si kryesore, e ka humbur pak orientimin drejt çmimit.”– u shpreh Ardit Çuni.

“Ama shikoj krisje në marrëdhënien e tyre, siç pritej nga publiku. Donaldi është distancuar, arsyet nuk di të t’i them se nuk jetoj në shtëpi më, por ndoshta që nga momenti që takoi Romeon. Do të thoja që nëse ka marrë një mesazh që të distancohet dhe të veprojë menjëherë të nesërmen, ai ka dalë i dobët nga të dyja anët”– përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat