Beatrix Ramosaj del nga shtëpia e “Big Brother”

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj del nga shtëpia e “Big Brother”

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 21:31
Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj ka dalë nga shtëpia e Big Brother.

Por jo për të lënë përfundimisht garën si konkurrente e edicionit VIP. Këngëtarja është surprizuar nga produksioni, duke shkuar drejt Pallatit të Kongreseve për të dëgjuar vëllain e saj, Albanin teksa performon në Festivalin e Këngës.

Albani konkurron me këngën “Theje”, e cila është konsideruar si një ndër pretendentet kryesore për të fituar.

Kujtojmë që më parë, ishte caktuar që të prezantonte Bora Zemani këtë edicion të Festivalit të Këngës. Por më pas ajo u tërhoq dhe madje, përflitet se arsyeja ka qenë pikërisht Beatrix.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat