U eliminua nga loja, çfarë i tha Antonela Arjolës para se të dilte

Mediale Vip

U eliminua nga loja, çfarë i tha Antonela Arjolës para se të dilte

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 13:15
Arjola dhe Antonela

Mbrëmjen e djeshme, u largua nga shtëpia ‘’Big Brother Vip’’, Antonela, e cila trazoi mjaftueshëm ujërat.

Votat e publikut vendosën që ajo të lërë përfundimisht lojën e “Big Brother VIP”, krahasuar me Meridianin dhe Ilirin.

Ajo takoi të gjithë banorët, mes tyre edhe Arjolën, të cilës i uroi fat.

“Ishte eksperiencë shumë e bukur për mua pavarësisht të gjithave”, tha Antonela.

Ndërkohë, pak para se të largohej, ajo mori dhe një surprizë nga motra, e cila është shtatzënë.

Antonela zbuloi publikisht gjininë e bebushit, duke treguar se do të bëhet teze e një nipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat