Debati mes Big Mamës e Antonelës/ Këngëtarja zbulon përballjen në parukeri me ish-banoren e Big Brother VIP

Mediale Vip

Debati mes Big Mamës e Antonelës/ Këngëtarja zbulon përballjen në parukeri me ish-banoren e Big Brother VIP

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 21:13
Big Mama dhe Antonela

Pas debatit të ashpër që bëri bujë dy ish-banoret e Big Brothet VIP, Big Mama dhe Antonela janë takuar në parukeri.

Mësohet se ka qenë vetë këngëtarja, e cila e ka zbuluar përballjen me ish-konkurrenten e ‘Përputhen”.

Big Mama zbuloi se ishin takuar në parukeri ku ka marrë një ngacmim prej Antonelës por e ka kaluar me të qeshur.

Ndër të tjera Big Mama tregoi se nuk ishte penduar për vendimin e largimit nga BBV, pasi nuk mund të jetojë me njerëz që nuk iu flet duke iu referuar Antonelës.

Big Mama: U takuam me Antonelën mbrëmë dhe më parë në parukeri u takuam. Erdhi, më bëri një ngacmim, e kalova me të qeshur. Nuk jam pishman për asgjë që kam bërë, por e di që njeri i drejtë dhe i sinqertë po dëshmohet dhe e di që e drejta zhytet por nuk mbytet.

Nuk jam ndikuar aspak. Dje u ndjeva pak mirë me thënë të drejtën. Për daljen  nuk jam penduar, më vjen pak keq por nuk jam person që përlahen dhe nesër përqafohen. Nuk banoj dot me një njeri që nuk flas. Për gjëra koti ziheshin. Mund t’i dirigjosh pak kokën dhe nervat e tua, sic bëra unë 20 ditë. Ka të bëjë me karakterin tim që nuk e kam gjetur shumë veten brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat