Pak ditë pas deklarimit të Albit, Alesja bën deklaratën e papritur: “Më bezdis dhe nuk më le hapsirë”

Mediale Vip

Pak ditë pas deklarimit të Albit, Alesja bën deklaratën e papritur: “Më bezdis dhe nuk më le hapsirë”

Më: 6 janar 2022 Në ora: 21:13
Albi dhe Alesja

Pasditen e sotme, në emisionin “Për’puthen” është diskutuar gjatë lidhje me ata që mendonim se do të ishin çifti më i ri i emisionit të dashurisë.

Bëhet fjalë pikërisht për Alesjan dhe Albin, marrëdhënia e së cilëve duket se është krisur, vetëm pak pas deklarimit të këtij të fundit për konkurrenten.

Alesja është shprehur se ndihet në presion nga deklarimi i Albit dhe kjo gjë po e pengon atë për t’i krijuar vetes mundësi të tjera.

“Fillimisht, kemi nisur të njihemi, ishte në rregull dhe kishim kimi. Kur u njohëm më shumë, vura re që nuk përputhemi në mendime dhe nuk bimë dakord, duke shkaktuar acarime me njeri-tjetrin. Ka ndodhur një krisje mes nesh.”- është shpjeguar Alesja.

Nga ana tjetër, Albi është përgjigur duke thënë se deklarimin nuk duhet ta konceptojë domosdoshmërisht si një dashuri e plotë, por si një interes dhe kuriozitet për t’u njohur më gjerë.

“Fakti që jam deklaruar s’ke pse e merr si sikur jam i dashuruar plotësisht; do të thotë se dua të njihem më shumë me ty, të fokusohem tek ty dhe je e vetmja vajzë që kam interes.”- tha ai.

Edhe pas shpjegimit të konkurrentit, Alesja vazhdoi të këmngëngulte se ndihej e bezdisur nga Albi dhe u shpreh se ai i kërkonte shumë llogari. Ajo tha se do të donte që mos të ishte deklaruar për të dhe kjo gjë e kufizon me djemtë e tjerë të programit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat