Debat i ashpër në studio mes Meridianit dhe Balina Bodinakut

Mediale Vip

Debat i ashpër në studio mes Meridianit dhe Balina Bodinakut

Më: 8 janar 2022 Në ora: 07:23
Balina Bodinaku dhe Meridiani

Menjëherë sapo Meridiani ka mbërritur në studion e Big Brother Vip, Meridiani është përplasur me opinionisten e spektaklit, Balina Bodinaku. Ajo e ka komentuar lojën e Meridianit jo të drejtë, pasi ka sjellë informacione nga jashtë duke i thënë se ka gënjyer.

“Tërhiqe mbrapsht tek unë, nuk të shkon fjala gënjen. Tirana është e vogël, njihet Balina, njihet Meridiani”, i ka kthyer përgjigje Meridiani.

Balina dhe Semi i janë kthyer Meridianit duke i thënë se i është drejtuar Donaldit duke i thënë se quhet Donaldi i Borës, etiketim, i cili ka ndikuar menjëherë në lojën e tij.

Balina ka këmbëngulur se Meridiani ka bërë goditje nën brez duke sjellë informacione tendencioze nga jashtë dhe sot është në studio sepse është votuar nga njerëzit që të dalë nga shtëpia e Big Brother Vip.

Edhe pas këtij momenti Meridiani ka zgjedhur t’i përgjigjet sërish duke pohuar se zgjodhi të luajë një lojë të vërtetë pa gënjeshtra dhe servilime.

“Nëse je lëpirës dhe je servil je shoku i Balinës. Unë nuk jam shoku i Balinës”, ka thënë Meridiani. Fill pas këtij momenti Arbana ka ndërhyrë duke thënë se është një moment i tensionuar dhe duhet ndërprerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat