“Biznesmeni nga Saranda më ofroi 5 mijë euro” / Piloti i BBV: Ishte mesazh për Donaldin, ja pse nuk pranova…

Mediale Vip

“Biznesmeni nga Saranda më ofroi 5 mijë euro” / Piloti i BBV: Ishte mesazh për Donaldin, ja pse nuk pranova…

Më: 11 janar 2022 Në ora: 09:04
BIG Brother VIP Albania

Ka qenë i ftuar ditën e sotme në emsionin 'Breaking' në Top News piloti i famshëm Arbër Xhaja, i cili ka bërë surprizën e Monikës, por edhe dhjetra mesazhe surprizë me parashutë për banorët e izoluar brenda shtëpisë së 'Vëllait të Madh'.

I ftuar në studio parashutisti Arbër Xhaja ka treguar një situatë ku i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit. 

Mesazhi duhej të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi kësaj të fundit para se aktori i humorit të niste një romancë me Beatrix Ramosaj.

Sipas Xhajës, këtij të fundit i kanë dhuruar plot 5 mijë euro teksa vetë parashutisti e ka konsideruar këtë meszh të papërshtatshëm dhe e ka refuzuar.

“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mira.

Mua më kanë ofruar 5 mijë euro për të futur një mesazh.

Një biznesmen nga Saranda më tha: Më bëj një baner të madh me fotografinë e Borës dhe varësen e Donaldit.

I thash nuk e bëjë, dhe nusja që i bëritiste “jepi lekë, sa më shumë lekë”. Më kanë ofruar 5 mijë euro. I thashë që nuk është punë lekësh.”-  tha Arbër Xhaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat