Einxhel Shkira me biletë kthyese: Iliri do të mërzitet

Mediale Vip

Einxhel Shkira me biletë kthyese: Iliri do të mërzitet

Më: 12 janar 2022 Në ora: 00:48
Einxhel Shkira

Einxhel Shkira ka qenë e eleminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Me të ardhur në studio, ajo ka hapur biletën që kishte, dhe është pikërisht Arbana ajo e cila ka lexuar atë.

Fati ka qenë në anën e Einxhel, pasi ajo ka pasur biletën e kthimit për në shtëpi.

E lumturuar pafund, ajo ka vendosur të kthehet tek banorët derisa ka bërë dhe një batutë për Ilirin.

“Do i bëjë një kafe Ilirit nesër me atë filxhanin që më bëri dhuratë, e një gjë është e sigurt që ai do të mërzitet”, tha Einxhel, teksa u nis për në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat