Zayn Malik në kërkim të dashurisë

Mediale Vip

Zayn Malik në kërkim të dashurisë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 13:56
Zayn Malik

Vjeshtën që lamë pas, këngëtari dhe ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik u nda nga partnerja e tij Gigi Hadid për shkak të akuzave të nënës së saj, se ai e kishte dhunuar.

Ndarja e tyre erdhi një vit pasi ata sollën në jetë vajzën, Khai-n, në shtator të vitit 2020.

Ndërkohë, së fundmi, Malik është bërë sërish qendra e vëmendjes pasi ai u “kap mat” në një aplikacion dating (takimesh).

Ky aplikacion përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të ndihmuar në verifikimin e identitetit të përdoruesve dhe një video e Zayn që merr pjesë në një sfidë emoji në të ka bërë xhiron në internet.

Emri në profil është “Zed” dhe vendndodhja është vendosur Ottsville, Philadelphia, Pennsylvania.

Malik jetonte në Pennsylvania kur ishte në një lidhje me Hadid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat