E sulmoi Nasim Haradinajn, Gold AG i reagon Xhevdet Pozharit

Mediale Vip

E sulmoi Nasim Haradinajn, Gold AG i reagon Xhevdet Pozharit

Më: 13 janar 2022 Në ora: 23:36
Xhevdet Pozhari, Gold AG dhe Nasim Haradinaj

Reperi, Gold AG i ka reaguar analistit, Xhevdet Pozhari pas deklaratës së tij lidhur me veteranin e akuzuar në Hagë, Nasim Haradinaj.

“Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione. Mbahu, burrë! Kalon edhe kjo…”, shkroi Pozhari në Facebook.

Ndërkohë, Gold AG i ka reaguar me një status në Facebook duke i thënë: “Shyqyr kena pas trima si Nasimi në luftë se me pas prit prej juve që nuk qani hala zastavat nëpër Kosovë kishin patrullu”.

Postimi i plotë i reperit pa ndërhyrje:

“Çdo krijesë që ka shpirt derdh lot o i paditur.Zoti nuk i ka kriju lotët veç për gra ose për të ligë, përkundrazi një sy që loton dije që zemra është e gjallë por ka dhimbje.Shyqyr kena pas trima si Nasimi në luftë se me pas prit prej juve që nuk qani hala zastavat nëpër Kosovë kishin patrullu. LIRIA KA EMËR UÇK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat