Eltioni dhe Iliri ende s’po e zgjidhin çështjen e shekullit, Arbri: Ai nuk ka hyrë aty për të fituar BBV

Mediale Vip

Eltioni dhe Iliri ende s’po e zgjidhin çështjen e shekullit, Arbri: Ai nuk ka hyrë aty për të fituar BBV

Më: 14 janar 2022 Në ora: 23:47
Iliri, Eltioni dhe Arbri

Debati mes Eltionit dhe Ilirit për një audicion të para 11 viteve po vazhdon të bëhet temë diskutimi brenda shtëpisë së ‘Big Brother’. Situata është përkeqsuar më shumë pasi ka pasur fyerje banale mes dy balerinëve.

Arbër Hajdari ka dhënë mendimin e tij lidhur me këtë situatë dhe është shprehur se Eltioni po e përdor këtë debat për të qëndruar brenda shtëpisë.

“Tokia nuk mendon shumë gjatë ka thënë ky është i fortë do ti bi këtij, kam një histori që ka ndodhur para 11 vjetësh dhe më duket gjë e ulët dhe të futesh aty brenda dhe ti thuash atij tjetri pse s’më ke zgjedhur. Ai këtë muhabet ka, pse s’më ka zgjedhur. Çfarë do bëj tjetër ai aty, s’ka hyrë për të fituar Bigun po për të marrë vesh pse s’e ka pranuar Iliri”, tha Arbri.

Eltioni nuk e pranoi këtë akuzë të Arbrit, por diskutimi qe i vakët.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat