Xheisara rrëfen anën e errët të jetës së saj: 'Nuk flas me familjarët, më kanë hedhur në rrugë kur u bëra këngëtare'

Mediale Vip

Xheisara rrëfen anën e errët të jetës së saj: 'Nuk flas me familjarët, më kanë hedhur në rrugë kur u bëra këngëtare'

Më: 16 janar 2022 Në ora: 22:06
Xheisara

Këngëtarja Xheisara, tashmë banore në shtëpinë e Big Brother Vip, ka rrëfyer një anë të errët të jetës së saj.

Ajo është shprehur se ka 9 vite që jeton vetëm pasi nuk flet më me familjarët e saj, që nga momneti që vendosi të bëhej këngëtare.

Mes lotësh ajo u shpreh se familjarët kanë dashur që ta fejojnë që në moshën 17 vjeçe dhe ndaj ajo është larguar nga shtëpia.

“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas sepse kur jam bërë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedhur se kanë dashur të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar. Kam ikur 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjetur 20 ditë rrugëve në Tiranë. Edhe mamit i thoja jam shumë mirë. Kam 9 vite që jetoj vetëm. 9 vite që nuk kam patur asnjë njeri të më pyesi a kam bukë apo nuk kam bukë”,- është shprehur Xheisara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat