Loja “Shtet, qytet…”, ndez debat mes banorëve të Big Brother VIP, nuk e dinë gjirafa a shkruhet me “gj” apo “xh”

Mediale Vip

Loja “Shtet, qytet…”, ndez debat mes banorëve të Big Brother VIP, nuk e dinë gjirafa a shkruhet me “gj” apo “xh”

Më: 17 janar 2022 Në ora: 07:20
Banorët e Big Brother

Banorët e BBV sonte kanë luajtur lojën e famshme “shtet, qytet…”.

Ata kanë qëndruar në dhomën e ndejës teksa luanin lojën e caktuar nga Vëllai i Madh.

Por meqë banorët vinin nga qytete të ndryshme, loja nxiti debat te shqiptimi dhe shkrimi i fjalëve.

Në një moment ata debatojnë për fjalën gjirafa për të cilën nuk janë të sigurt se si shkruhet.

Disa e kanë shkruar me xh disa me gj, e që realisht shkruhet me këtë të fundit.

Ndërkohë loja kishte debate të shumta sa i përket shkrimit të fjalëve.

 Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat