“Thashë që e la truri i kokës”/ Einxhel dhe Arjola komentojnë misionin e fshehtë: Unë s’po e kuptoja Trixën po qeshte apo po qante

Mediale Vip

“Thashë që e la truri i kokës”/ Einxhel dhe Arjola komentojnë misionin e fshehtë: Unë s’po e kuptoja Trixën po qeshte apo po qante

Më: 17 janar 2022 Në ora: 09:17
Einxhel dhe Arjola

Misioni i fshehtë që “Vëllai i Madh” u dha Beatrix dhe Donaldit ka përfunduar me debat të fortë mes këtij të fundit dhe Einxhel.

Teksa aktori i humorit po fliste me Arjolën dhe e pyeste se pse nuk shkuat tek Egzona për ta qetësuar, ndërhyn Einxhel e cila thotë: “Po të ishte nga ana njerëzore nuk e do bënit fare këtë shaka”.

Më pas moderatorja e njohur shton se “nuk i plas fare si ka dalë, se i qëndron të gjitha gjërave që tha”.

Pjesë nga biseda:

Arjola: Unë jam marrë me Trixën gjatë gjithë kohës, nuk e kam pasur në fokus se thashë është mërzitur, kjo tjetra shkalloi

Einxhel: Po ik moj, më tregon anën njerëzore. Anën njerëzore zgjidhni shaka me makarona, jo shaka me njerëzit. Lojë, zgjidh një tjetër më njerëzore. Më trego Donaldi mua sa njerëzore jam unë e kujt ti shkoj për ngushëllim. Jo po ti bëjmë edhe të shtatat. Edhe s’më plas fare si kemi dalë se u qëndroj të gjitha gjërave që thashë. Vazhdoj mendoj po njësoj si me shaka, si pa shaka. Edhe këtu do jemi, do i shohim. Po pres ti shoh

Arjola: Nga ana njerëzore kisha një vajzë që u shqetësua nga Trixa dhe një tjetër që e la truri i kokës, iku

Einxhel: Unë se mora vesh Trixën po qante apo po qeshte, apo po ulëriste e shkallonte. E realisht nuk kisha në plan të ndërhyja nëse Trixa nuk do kishte ardhur në banjë të më merrte.

Arjola: Egzonën nuk e ofenduam e as nuk e hodhëm.

Einxhel: Unë gocat i lashë duke u sqaruar me njëra-tjetrën dhe ika te dentisti. Trixa erdhi e më kapi. Unë i thashë që Egzona nuk ka ndonjë gjë me ty, nëse ty të vret kaq shumë kjo gjë, fol me të dhe jo me mua. Nuk mendoj se Egzona ka faj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat