Luks dhe famë, Georgina Rodriguez-in e merr malli për të bërë pazar si njeri normal

Mediale Vip

Luks dhe famë, Georgina Rodriguez-in e merr malli për të bërë pazar si njeri normal

Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:30
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo

Georgina Rodriguez, e ka pranuar se fama ka anën e saj negative dhe se asaj i mungon të bëjë pazar në supermarket me burrin e saj, Cristiano Ronaldo.

27-vjeçarja është kthyer nga një emër i panjohur jashtë rrethit të saj të familjes dhe miqve në një emër me reputacion, që numëron afro 30 milionë ndjekës në Instagram, dhe miliona të tjerë në mediat sociale.

Por Rodriguez duke u rrëfyer në një intervistë për një gazetë spanjolle ka thënë se jeta si e famshme nuk është pa të meta.

“Gjëra të tilla si dëshira për të shkuar në një dyqan apo supermarket siç shoh shumë çifte që bëjnë. Nganjëherë mendoj se kemi shumë gjëra të mira, por është e vështirë të mos shkosh në një kafene, gjithmonë të duhet të shkosh në restorante të organizuar mirë që njerëzit mos të të shqetësojnë”, ka thënë Georgina.

Kanë kaluar pesë vjet e gjysmë që kur ajo u takua me Cristiano Ronaldon dhe tashmë kanë një familje të madhe e të bukur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat