Humbi familjen e xhaxhait në tërmetin e 26 nëntorit, Evi Reçi: E kujtoj si një ëndërr të keqe

Mediale Vip

Humbi familjen e xhaxhait në tërmetin e 26 nëntorit, Evi Reçi: E kujtoj si një ëndërr të keqe

Më: 17 janar 2022 Në ora: 13:44
Evi Reçi

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 që ndodhi në Shqipëri ka lënë plagë të mëdha për shumë njerëz e familjarë që humbën më të dashurit e tyre.

Në mesin e tyre edhe këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Evi Reçi humbi familjen e xhaxhait të saj, teksa edhe së fundi ka folur për ngjarjen e dhimbshme teksa nuk mund t’i mbante lotët gjatë rrëfimit.

E ftuar në emisioni televiziv këngëtarja e prekur ka treguar për ndarjen nga jeta të familjes së xhaxhait të saj.

“Kjo është Kristi, kushërira ime e cila nuk jeton më. Është moment shume delikat… është njëra prej anëtarëve të familjes që humbën jetën nga tërmeti i 26-nëntorit. Shumë njerëz kanë qenë pranë meje kur doli lajmi për lidhjen familjare që kisha. Kristi këtu është shumë e vogël, vinte shpesh në Greqi për të më takuar. Kam shumë kujtime të bukura. Kisha shumë kohë pa e pare”, ka nis rrëfimin këngëtarja.

“Ka qenë një ikje e padrejtë. Nuk kam folur për tërmetin prej shumë kohësh, e kujtoj si një ëndërr të keqe, që nuk arrijë akoma si ndodhi, pse ndodhi…. Kuptova rëndësinë e jetës, kuptova që njerëzit nuk janë përgjithmonë, kuptova që mund të ikin shumë të rinj njerëzit, nuk ikin me radhë. Nga kjo kuptova se nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta”, u shpreh Evi mes lotësh.

Kujtojmë që nga tërmeti në Shqipëri humbën jetën 51 persona dhe mijëra të tjerë u lënduan, ndërsa u shkaktuan edhe shumë dëme të tjera material.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat