Televizioni holandez pezullon shfaqjen “The Voice” për pretendime për sjellje të pahijshme seksuale

Mediale Vip

Televizioni holandez pezullon shfaqjen “The Voice” për pretendime për sjellje të pahijshme seksuale

Më: 18 janar 2022 Në ora: 06:06
Jeroen Rietbergen

Shfaqja “The Voice” në Holandë është tërhequr nga transmetimi për shkak të akuzave për sjellje të pahijshme seksuale. Shfaqja është pezulluar ndërsa akuzat janë duke u hetuar, tha uebfaqja e lajmeve e transmetuesit holandez “RTL”, e cila e prodhon atë. Drejtuesi i grupit të serialit, Jeroen Rietbergen dha dorëheqjen ditën e shtunë, duke pranuar “marrëdhëniet e natyrës seksuale” me gratë e përfshira në program.

“ITV Studios” zotëron të drejtat e shfaqjes së këngës. Në vitin 2015 “ITV Studios” bleu të drejtat e versionit holandez të “The Voice” krijuar në vitin 2010 nga John de Mol dhe Roel van Velzen. Versionet e tij globale përfshijnë shfaqjen amerikane të transmetuar në “NBC”, e cila është vlerësuar me shtatë çmime Emmy dhe 69 nominime. Versioni në Mbretërinë e Bashkuar u transmetua më parë në “BBC” për pesë seri, përpara se të kalonte në “ITV”.

“ITV Studios” i tha “BBC-së” se janë “të tronditur” nga akuzat për shfaqjen holandeze, e cila filloi serinë e saj të 12-të në fillim të janarit. “ITV Studios” tha gjithashtu që “ne kemi porositur menjëherë një hetim të jashtëm për akuzat”. “RTL” i tha “BBC-së” se akuzat ” janë shumë serioze dhe tronditëse” dhe “nuk ishin të njohura për “RTL”.

“RTL” shtoi se u arrit një “marrëveshje e ndërsjellë” me “ITV” për kryerjen e një “hetimi të zellshëm dhe të pavarur” mbi akuzat. “RTL” sugjeroi se po flitet për abuzim të pushtetit dhe sjellje seksualisht transgresive të tre punonjësve, duke përfshirë “një ankesë kundër anëtarit të jurisë Ali B”. Menaxhmenti i reperit tha se “Ali kurrë nuk ka abuzuar me pozicionin e tij dhe nuk ka vepruar kurrë” në një marrëdhënie seksuale në mënyrë transgresive”.

Reperi holandez Ali B shkruajti në llogarinw e tij në Instagram se është “100% i bindur” për pafajësinë e tij dhe menaxhmenti i tij tha se aktualisht nuk kishte asgjë për të shtuar në fjalët e tij në mediat sociale. Rietbergen tha në një deklaratë që disa vite më parë kishte “kontakte të një natyre seksuale” me gratë e përfshira në program dhe se ai kishte shkëmbyer mesazhe të qarta seksuale” me to. Ai shtoi se nuk ndjente se po abuzonte me pozitën e tij të pushtetit, por “tani është bërë shumë i vetëdijshëm se perceptimi im nuk është aspak i rëndësishëm dhe shumë më tepër perceptimi i grave në fjalë dhe se këto gra mund ta kenë përjetuar këtë shumë ndryshe”.

Identiteti i punonjësit të tretë nuk është bërë publik. Reitbergen tha se ai ka qenë shumë i vetëdijshëm për “disa vite” se ka bërë një gabim dhe se ka marrë ndihmë profesionale për sjelljen e tij, sipas “RTL”“RTL” tha se për “pretendimet për sjellje seksualisht transgresive dhe abuzim me pushtetin në lidhje me “The Voice of Holland” u njohën në datën 12 janar nga një hetim i kryer nga programi i lajmeve “Boos “që u transmetua në transmetuesin publik holandez “BNN/VARA”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat