“Mos luani me shtet se po ju kajke nana. Era e keqe e WC-së...” Dardi flet pas lirimit nga burgu

Mediale Vip

“Mos luani me shtet se po ju kajke nana. Era e keqe e WC-së...” Dardi flet pas lirimit nga burgu

Më: 18 janar 2022 Në ora: 10:39
Dardi

Është liruar nga burgu i njohuri i “Tik-Tok”-ut në Kosovë, Dardi, pasi i njëjti kishte telefonuar policinë për një raportim të rremë.

Në videon e publikuar ai dëgjohej t’i ketë thënë policisë se ndodhet në qytetin e Klinës dhe disa persona janë mbledhur për t’u rrahur në mes vete.

Lidhur me arrestimin e tij, ai është deklaruar në rrjetet sociale.

“Mos luani me shtet (polici v.j.) se po ju kajke nana. Era e keqe e WC-së (n’burg), mos vet. Në shtëpi, gjumë kam qenë. Me kanë hy policia në shtëpi dhe mi kanë lidh duart…”, u shpreh ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat