E tmerrshme, Arbër Hajdari, Ardit Çuni e Antonela ‘sulmojnë’ Egzonën nga Kosova, mundohen ta nxjerrin keq në publik

Mediale Vip

E tmerrshme, Arbër Hajdari, Ardit Çuni e Antonela ‘sulmojnë’ Egzonën nga Kosova, mundohen ta nxjerrin keq në publik

Më: 18 janar 2022 Në ora: 23:11
Arber, Egzona, Antonela dhe Arditi

Loja e Beatrix e cila përzgjodhi Egzonën për ta nxjerr sikur ka pëlqim ndaj Donaldit ka ndezur debat sonte.

Banorja nga Kosova, Egzona Rafuna është vënë në një situatë jo fort të mirë nga Beatrix.

Në syrin e banorëve Trixa e nxorri Egzonën keq sikur ajo ka pëlqim për Donaldin, e po tenton të ndajë çiftin, më thjeshtë si një person I tretë që ndan çifte, gjë që nuk ka të bëjë fare me karakterin e Egzonës.

Egzona është mërzitur dhe ka shpërthyer në lot, e këtë situatë e ka mbështetur Arbër Hajdari, Ardit Cuni e Antonela, të cilët thanë se nuk kishte nevojë që Egzona të reagojë në këtë mënyrë, duke e konsideruar një gjë normale, e cila në fakt nuk është e tillë.

Për ata që e njohin Egzonën, e dinë që nuk ka lidhje fare me këtë epitet që po tentohet ti vihet mbi supe.

Femrat që ndajnë çifte, e dini vet se si njihen, e kjo gjë nëse Arbërit, Arditit e Antonelës u duket normale, në fakt është shumë e ulët, sepse kur akuzohesh për një gjë që nuk ke të bëjë, normalisht që reagon në forma të ndryshme sepse të lëndon.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat