Alketa Vejsiu iu rikthye të bardhës në ekran dhe ky është çmim ekstrem i veshjes së saj

Mediale Vip

Alketa Vejsiu iu rikthye të bardhës në ekran dhe ky është çmim ekstrem i veshjes së saj

Më: 19 janar 2022 Në ora: 09:16
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu u rikthye në programin ‘Love Story’ mbrëmjen e kaluar, pasi doli negative me Omicron.

Ajo u shfaq e veshur në ngjyrë të bardhë teksa ka zgjedhur një fustan të Pretty Little Thing dhe një xhaketë Balmain.

Me një kontroll të shpejtë të çmimeve përkatëse të veshjeve zbuluam se xhaketa e markës së njohur i ka kushtuar Alketës rreth 2000 dollarë ndërsa fustani momentalisht mund të blihet me ulje në vlerën 10 dollarë (nga 50 që ka qenë).

Moderatorja ka bërë bashkë dy ekstremitete në shifra, por duket shumë bukur e veshur me to. Nga ana tjetër kjo veshje e bardhë është kombinuar me taka në të njëjtën ngjyrë, vathë floriri dhe një varëse që merr shumë vëmendje.

Alketa iu rikthye ngjyrës së bardhë, të cilën e preferon shumë në ekran dhe këtë e kemi vënë re vazhdimisht në sezonin e kaluar, por edhe në këtë të radhës.

Image
Çmimi i veshjes
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat