Einxhel flet për Ilirin: Të paktën u ka qëndruar besnik njerëzve të vet

Mediale Vip

Einxhel flet për Ilirin: Të paktën u ka qëndruar besnik njerëzve të vet

Më: 19 janar 2022 Në ora: 14:11
Einxhel dhe Iliri

Einxhel është nervozuar shumë nga fakti se nga zinxhiri i shpëtimit asnjë nga banorët nuk zgjodhën Dj Dagz mbrëmjen e djeshme. Ajo e kishte me personat që gjasmë i kanë qëndruar pranë atij, por në fund e lanë në baltë.

Pas eliminimit të partnerit të saj, Einxhel ka biseduar me Beniadën, e aty po ecte edhe Iliri. Moderatorja e njohur shprehet se balerini i njohur i flet me sy, e këtë e konfirmoi edhe modelja seksi.

Biseda:

Einxhel: Iliri më kënaqi, vetëm më flet më sy

Beniada: Iliri gjithmonë flet me sy. O Ilir të përshëndesim. Nganjëherë e shikoj dhe flasim me sy. Është e vërtetë Ilir? Se Einxhel tha se Iliri na shikon e flet me sy, e i thashë unë e Iliri gjithmonë flasim me sy. Shikohemi e bëjmë monolog.

Einxhel: Kemi kohë që flasim me sy

Më pas moderatorja e njohur iu drejtua një kamere që kishte aty pranë dhe nisi të fliste për publikun. Ajo shprehet se “të paktën Iliri u ka qëndruar besnik njerëzve të tij”.

Biseda:

Einxhel: Të paktën Iliri u ka qëndruar besnik njerëzve të vet, të paktën. Po flisja me publikun. Thashë të paktën Iliri u ka nejt besnik njerëzve të vet

Iliri: Gjithmonë

Einxhel: Sabit, Arjolës

Iliri: Unë e kam zgjedhur gjithmonë Sabin, edhe duke e ditur kë do zgjidhte pas

Einxhel: Edhe Arbërit që ka qëndruar së fundmi, i ka ndenjur besnik.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat