Egzona Rafuna e quajti ‘vëlla’ Dj Dagzin, por e tradhtoi për Donald Veshajn

Mediale Vip

Egzona Rafuna e quajti ‘vëlla’ Dj Dagzin, por e tradhtoi për Donald Veshajn

Më: 19 janar 2022 Në ora: 14:12
Egzona Rafuna

Egzona Rafuna ka dy javë që ka nisur aventurën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Me t’u futur në shtëpi, Egzona menjëherë u pozicionua në anën e Donaldit, e madje nuk munguan as rastet kur ajo provonte t’i jepte informacione nga jashtë atij.

Rafuna qysh në ditët e para ka bërë të ditur se nga gjithë banorët që ishin aty, njeh Arjolën dhe Dj Dagz shumë mirë, e madje këtë të fundit kishte shoqëri për vite me radhë.

Por, mbrëmë, banorja nga Kosova e tradhtoi Dj Dagz-in vetëm për t’i dalë në ndihmë Donaldit, gjë për të cilën e kritikoi edhe Arbana Osmani mbrëmë gjatë spektaklit.

Në një zingjir të nisur nga Beatrixa, Egzona Rafuna nga Kosova nuk shpëtoi nga nominimi mikun e saj më të mirë të cilin e quante edhe vëlla, Dj Dagz-in, e i cili më pas shkoi në nominim me të dashurën e tij, Einxhel Shkirën.

Tradhtia që ajo i bëri u komentua edhe nga një pjesë tjetër e banorëve, derisa edhe publiku ka shpërthyer me komente nga më të ndryshmet pas saj, të cilët po e cilësojnë si të fiksuar pas Donald Veshajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat