3 shkurti do të jetë një ditë e shenjtë për Dua Lipën

Mediale Vip

3 shkurti do të jetë një ditë e shenjtë për Dua Lipën

Më: 19 janar 2022 Në ora: 20:38
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka suprizuar të gjithë fansat.

Ajo ka gati për publikim Service95, një buletin javor falas në të cilin do të ndante rekomandimet për çdo gjë, që nga këshillat e udhëtimit, restorantet, pushimet, koncertet dhe shumë gjëra të tjera.

Dua ka bërë me dije se numri i parë, do të nisë zyrtarisht më 3 shkurt dhe do të përfshijë botën nga Hong Kongu në New York me ndalesa në Londër dhe Afrikën e Jugut gjatë rrugës.

Këngëtarja ka treguar edhe arsyen pse e ka quajtur projektin e saj të ri Service95.

Kjo pasi ka lindur në vitin 1995 dhe se gjithmonë e ka parë veten si dikush që është në shërbim të fansave dhe ndjekësve të saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SERVICE95 (@service95)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat