“Pse vajza ime nuk e ka një fat si ky, që të ketë dikë të tillë në krahë”/ Adriana Matoshi shpalos kujtime nga njohja me Keithin

Mediale Vip

“Pse vajza ime nuk e ka një fat si ky, që të ketë dikë të tillë në krahë”/ Adriana Matoshi shpalos kujtime nga njohja me Keithin

Më: 20 janar 2022 Në ora: 07:11
Adriana dhe Keith

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”.

Ajo ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale, duke theksuar ndër të tjerash edhe lidhjen me ish-futbollistin, Keith Groeneveld.

Matoshi deklaroi se kishte pasur paragjykime mbi këtë lidhje, pasi mentaliteti te populli shqiptar është ende i vështirë. Ndër të tjerash, deputetja e Kuvendit të Kosovës rrëfeu edhe njohjen me afrikano-belgun.

Kur jemi njoftuar, gjithçka ka shkruar gradualisht si shokë, kemi folur, kemi biseduar edhe unë nuk e kam ditur çfarë moshe ka Keith edhe ai nuk e ka ditur çfarë moshe kam unë, por e ai e ka ditur vetëm një gjë, që unë e kam një gocë që është gati në moshën e tij, por unë nuk e kam ditur për Keithin kush është, sa vjeçar është”, ka thënë fillimisht aktorja.

Tutje, ajo ka thënë se kur u njoh me Groeneveld, gjëja e parë që i shkoi në mendje është se si edhe vajza e saj nuk ka fatin që të ketë një partner si ai. “Edhe gradualisht ka filluar të më pëlqejë, unë i kam pëlqyer Keithit, pastaj e kam marr vesh moshën e tij dhe gjëja e parë që më ka shkuar në mendje është: O Zot i madh pse vajza ime nuk e ka këtë fat, për të pasur një njeri të tillë në krah. Sepse goca ime e ka moshën tani ta ketë dikë. Mënyra edhe trajtimi edhe biseda që unë i kam bërë me Keithin, më ka bërë përshtypje se se si një 22-vjeçar është kaq i informuar për jetën, është kaq i pjekur edhe është kaq i hapur në mendime dhe tema të ndryshme”, ka deklaruar Matoshi.

Moderatoret e emisionit e inkurajuan deputeten kosovare duke i thënë se edhe vajza e saj do të ketë fatin që së shpejti të gjejë personin e duhur.“Edhe gradualisht ka filluar të më pëlqejë, unë i kam pëlqyer Keithit, pastaj e kam marr vesh moshën e tij dhe gjëja e parë që më ka shkuar në mendje është: O Zot i madh pse vajza ime nuk e ka këtë fat, për të pasur një njeri të tillë në krah. Sepse goca ime e ka moshën tani ta ketë dikë. Mënyra edhe trajtimi edhe biseda që unë i kam bërë me Keithin, më ka bërë përshtypje se se si një 22-vjeçar është kaq i informuar për jetën, është kaq i pjekur edhe është kaq i hapur në mendime dhe tema të ndryshme”, ka deklaruar Matoshi.

Moderatoret e emisionit e inkurajuan deputeten kosovare duke i thënë se edhe vajza e saj do të ketë fatin që së shpejti të gjejë personin e duhur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat