Ana çon Erionin në spital

Mediale Vip

Ana çon Erionin në spital

Më: 21 janar 2022 Në ora: 10:45
Ana Lleshi, Erioni

Ana Lleshi zgjodhi Erionin në një takim, pasi nga prapaskenat u vu re tërheqja dhe kimia mes tyre.

Erioni nuk ndihej mirë, megjithatë shkoi në takim. Ana tregoi se më pas e shoqëroi konkurrentin të vizitohej për të marrë më pas barnat e duhura.

“Doktori po tregonte çfarë ilaçesh duheshin. I tha Erionit ndoshta ti nuk e kupton por kemi kolegen këtu. Mendoi se unë isha vërtet mjeke”, u shpreh ajo me të qeshur.

Në sezonin e kaluar, një takim i Anës, me një nga konkurrentët jashtë programit u bë shkak që ajo të përjashtohej.

Ana tha se shkoi për të dhënë një paracetamol, ndërsa kur u rifut në program, tha se nuk do të bëjë më të njëjtin gabim.

“Dhe kur shkova në spital me Erionin morëm një të tretë, bëmë dhe foto/video, që të gjithë ta shihnin”, u shpreh Ana.

Ajo bëri ironi edhe me veten e saj kur hyri përsëri në emision. Ana hyri e veshur si infermiere dhe nxorri gjithashtu paracetamola nga xhepi. Ajo kontrolloi disa nga djemtë, nëse ishin ‘të sëmurë.’

Ana më pas hoqi veshjen e infermieres dhe la paracetamolët aty për të treguar se e ka lënë pas të shkuarën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat