“Këto bëji me shokët e tu”, Beniada debaton me Tanin: Nuk mund të thuash që të kam vënë thikën nga mbrapa

Mediale Vip

“Këto bëji me shokët e tu”, Beniada debaton me Tanin: Nuk mund të thuash që të kam vënë thikën nga mbrapa

Më: 21 janar 2022 Në ora: 14:20
Beniada

Beniada dhe Tan Brama kanë debatuar për nominimet. Sipas tij, nuk e priste prej saj dhe nuk është mirë të sillej ashtu dhe shtoi se sa më mirë të sillet, aq më shumë do e hajë thikën nga mbrapa.

Kjo nuk i pëlqeu aspak Beniadës duke i thënë se këto shaka me ironi të mos i bëjë me të dhe nga mënyra sip o flet, mendon se nuk ka respekt për të.

Tan Brama: Sa më mirë të sillesh me njerëzit, aq thikën nga mbrapa do e hash. Vetëm nga ty nuk e prisja.

Beniada: Nuk mund të thuash Beniada na ka vënë thikën nga mbrapa. Nuk kam thënë zemra ti je yll dhe këto shaka bëji me shokët e tu jo me mua. Unë kam thënë se më dukesh person interesant, ke shumë karakter. Me mua ironinë mos e bëj. Nuk jam person që bëj lajka. Me të gjithë jam afruar avash avash.

Tan Brama: A ke respekt për mua?

Beniada: Pse nuk duhet ta kem.

Tan Brama: Dhe unë kam për ty.

Beniada: Nuk mendoj që ke, nga mënyra se si flet me mua, nuk mendoj që ke respekt.

Tan Brama: Kjo do me u prish me zor apo si është puna?

Beniada: Jo, po bën shaka me ironi. Nuk mund thuash na ka vënë thikën nga mbrapa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat