“Më në fund dasmat nuk e rritën numrin e rasteve, shkaktarin gjejeni vet”, Afrim Muçiqi kritikon Qeverinë

Mediale Vip

“Më në fund dasmat nuk e rritën numrin e rasteve, shkaktarin gjejeni vet”, Afrim Muçiqi kritikon Qeverinë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 20:47
Afrim Muçiqi

Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të miratojë masat e reja anti-COVID, e të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër.

Sipas masave të cilat janë bërë të ditura nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, veprimtaria e gastronomisë do të lejohet të zhvillohet deri në orën 21:00.

Drejtori e Departamentit të Estradës, Afrim Muçiqi, i cili tha se dasmat nuk ishin shkaktar i rritjeve të rasteve me Covid-19.

“Më në fund dasmat nuk e rritën numrin, pasi nga data 18 gusht ne nuk kemi pasur funksionuar. Dasmat u mbajtën në Maqedoni dhe Shqipëri, Preshevë, e Mal të Zi, e në Kosovë nuk u mbajtën, numrat e rasteve u rritën, kështu që shkaktarin ta gjejnë ata”, tha fillimisht Muçiqi.

Gjithashtu, ai tha se do të zhvillojnë takim me MSh-në dhe IKShPK-në, derisa u shpreh se shkaktarin e rritjes së rasteve me Codi-19 duhet ta gjejnë vet ata, duke qenë se sipas tij dasmat nuk janë faktor kryesor.

“Ne do të takohemi edhe me përfaqësues të MSh-së dhe të IKShP-së, dhe sa i përket departamentit që përfaqësojë, ashtu siç e kam thënë gjithmonë dasmat nuk janë shkaktar për numrin e rritjeve të rasteve. A është mosdije e menaxhimit apo dikund tjetër është problemi, atëherë le ta kërkojnë në brendësi të tyre”, shtoi tutje Drejtori i Departamentit të Estradës.

Sa i përket hapave të mëtutjeshëm, për organizimin e protestës, Muçiqi tha se ende nuk janë mbledhur të takohen të gjitha departamentet, dhe nuk dihet nëse do të ketë ndonjë të tillë.

“Sa i përket një proteste, ne do të mblidhemi të gjithë së bashku, dhe do të dalim me një qëndrim për hapat e mëtutjeshëm”, përfundoi Afrim Muçiqi.

Në anën tjetër, media gjatë ditës ka kontaktuar edhe Petrit Kllokoqin, ku i njëjti tha se i kundërshtojnë këto masa të reja.

“E kundërshtojmë çdo masë e cila vjen pa prezencën tonë ose pa prezencën e sektorit të cilit ia ndërpren punën ose ia kufizon punën. Dhe njëkohësisht e kundërshtojmë çdo masë e cila nuk e ka në anën tjetër subvencionimin ose përkrahjen ekonomike”, tha ai, derisa shtoi se as nuk janë kontaktuar nga MSh-ja për to.

Theksojmë se sot është shënuar rekord i ri i rasteve me Covid-19, ku brenda 24 orëve janë shënuar 2,943 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat