“Më mirë me Monikën”/ Arbëri flet për nominimin: Iu vunë shokut të Ilirit

Mediale Vip

“Më mirë me Monikën”/ Arbëri flet për nominimin: Iu vunë shokut të Ilirit

Më: 22 janar 2022 Në ora: 13:25
Arbër Sulstarova

Arbër Sulstarova u dënua nga “Vëllai i Madh” pasi dha informacion nga jashtë. Imuniteti që fitoi nga hapja e kutisë së pandorës iu hoq, e si pasojë banorët kishin të drejtë që ta nominonin dhe ai nuk mund të bënte nominimet e tij.

E ishte pikërisht Arbëri, ai që doli në nominim së bashku me Monikën, të cilën e zgjodhi Einxhel pak ditë më parë.

Pas përfundimit të spektaklit, Arbëri ka biseduar me Ilirin dhe i tha se banorët “i janë vënë shokut të Ilirit”.

Pjesë nga biseda:

Arbëri: E pritshme, nuk kishte ndonjë habi me thënë të drejtën

Iliri: Se ti vazhdon rrugën tënde, personi që je, mbaroi muhabeti

Arbëri: Patjetër, normal. Në qoftë se vlerësohet po, në qoftë se nuk vlerësohet... Por që iu vunë shokut të Ilirit

Iliri: Normal, ta kam thënë e doli edhe sot që i rri para e mbrapa. Unë rri ndoshta më shumë para e mbrapa ty, se sa ti mua.

Arbëri: Bukur, më mirë me Monikën

Iliri: Njerëzit duhet të gjykojnë personin, mendoj unë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat